Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, ka dyshime të jetë vrarë nga anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Me këtë argument, dosja tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, e cila e ka marë si kompetencë për zbardhjen e këtij krimi.
27 vjeçari u vra me armë zjarri me silenciator në afërsi të Xhamllikut, sapo doli nga lokali dhe hipi në makinën që kishte parkuar aty pranë.
Policia nuk ka mundur të identifikojë ende ndonjë prej autorëve të dyshuar, apo të sigurojë prova të mjaftueshme që mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.
Si pistë hetimi, agjentët janë ndalur tek konfliktet që Prendi ka pasur me persona të ndryshëm, apo edhe tek dyshimet se 27 vjeçari mund të jetë vrarë për shkak të punës së të atit si ish gjyqtar.
Ndërkohë, hetuesit janë ende në pritje të mbërritjes së letërporosisë nga Greqia, pasi targat e vendosura në makinën që autorët dogjën pas krimit ishin po greke e të vjedhura në vendin fqinj. (A2 Televizion)