Vrasja e Dodë Mamlit në Laç, zbulohet një nga pistat ku po heton policia

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 18:55 | Kronikë

Vrasja e Dodë Mamlit në Laç, zbulohet një nga pistat ku po

Hakmarrja është një nga pistat që mund të ketë çuar në vrasjen e 67-vjeçarit Dodë Mamli, mbrëmjen e së hënës në zonën e Laçit.

A2 CNN ka zbuluar se Enrik Mamli, djali i viktimës, ka vrarë një person në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë.

Viktimë në atë kohë mbeti Naim Tafa, sherr që kishte nisur për një borxh të pashlyer nga ana e viktimës.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të 67-vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilëz, shumë pranë banesës së viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos