Atentati mafioz në Rinas, reagon Tedi Blushi: Alarm kombëtar, krimi goditi pranë një institucioni të sigurisë së lartë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 16:16 | Kronikë

Atentati mafioz në Rinas, reagon Tedi Blushi: Alarm kombëtar, krimi

Atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi për atentatin mafioz të ndodhur rreth orës 15 në Rinas, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, dhe mbeti i palgosur rëndë Muçi Shaljani. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se krimi godet kur të dojë, ku të dojë dhe si të dojë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm.

“Kur armët e krimit flasin edhe pranë një institucioni të sigurisë së lartë kombëtare, aty ku masat parandaluese duhet të jenë më të larta, nuk bëhet më fjalë për një ngjarje të zakonshme kriminale, por për një alarm kombëtar.

Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë "pa krim nuk ka zhvillim", që në vend që ta luftojë krimin, e ka bërë pjesë të pandarë të pushtetit, ku edhe drejtësia është bërë palë me 251 drejtues dhe anëtarë bandash që i kanë lënë të lirë.

Sot, siguria e jetës nuk ekziston, sepse krimi nuk luftohet nga shteti, por e ka zëvendësuar atë”, shprehet Blushi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos