Vrau 34-vjeçarin pasi motra e tij i dhunoi prindërit, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Ylber Jakut

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 10:26 | Kronikë

Vrau 34-vjeçarin pasi motra e tij i dhunoi prindërit, nis seanca

Në Gjykatën e Kukësit po mbahet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut, shkruan A2 CNN.

Ylber Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant, është kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, sipas hetimeve paraprake. Vrasja ndodhi në fshatin Plan të Hasit më 6 maj të këtij viti.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes se Reshit Sallahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos