Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.
Autorit i është pranuar akuza "vrasje nga pakujdesia" neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj, ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.
Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje, por kjo është rrëzuar.
I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit. (A2 Televizion)