Policia e Durrësit ka dalë me detaje në lidhje me lëndën shpërthyese që u gjet pak më parë në një hotel në pronësi të ish-kreut të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse artizanale, e cila u gjet në një nga vazot e luleve të hotelit që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)