Zbardhet plagosja me armë në Shkodër, identifikohet autori

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 12:35 | Kronikë

Zbardhet plagosja me armë në Shkodër, identifikohet autori

Policia e Shkodrës ka mundur të zbardhë ngjarjen e dy ditëve më parë në qytet, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Ndue Preka.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje në lagjen “Mark Lula”, është shtetasi K. K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i cili u shpall në kërkim.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos