Zbardhet vrasja në Sarandë, shoqërohen disa persona dhe sekuestrohen 3 automjete

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 16:21 | Kronikë

Zbardhet vrasja në Sarandë, shoqërohen disa persona dhe

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sarandë, ku mbrëmjen e djeshme u vra 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Burime për gazetarin e A2CNN Edi Ruçi bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa janë sekuestruar edhe tre automjete që dyshohet se janë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Ndërkohë, Kostandin Vogli, një nga personat e përfshirë në ngjarje, është ndaluar pasi është vetëdorëzuar në polici. Ai rezulton gjithashtu personi që mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së djeshme, shkruan A2CNN. 

Autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga njësia speciale. Sipas burimeve hetimore, ngjarja është dokumentuar plotësisht nga grupi hetimor dhe po punohet për kapjen e personave të përfshirë.

Pritet edhe një deklaratë nga drejtori i policisë për të mësuar më shumë detaje lidhur me operacionin dhe dinamikën e krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos