Zbulohet një “fole prostitucioni” te “Myslym Shyri”, arrestohen 2 shtetase kineze

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 16:14 | Kronikë

Zbulohet një “fole prostitucioni” te “Myslym

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetase nga Kina, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Myslym Shyri”.

Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar si përfitues nga kjo veprimtari, raporton A2 CNN.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga u vunë në pranga shtetaset H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe.

Nga hetimet rezultoi se ato ushtronin prostitucion në apartamentin që kishin marrë me qira.

Gjatë ndërhyrjes, u sekuestrua një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari, si dhe 2 telefona celularë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos