Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Ndërmollasi”, duke goditur një bazë të përpunimit të kanabisit dhe duke sekuestruar lëndë narkotike, eksploziv, armë dhe mjete të trafikuara.
Gjatë aksionit, i cili u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Narkotikëve, Krimeve të Rënda, Forcës Operacionale, “Shqiponja” dhe Komisariatit Shkodër, u arrestua organizatori i dyshuar i aktivitetit, Ramazan Meaj, 35 vjeç, si dhe 6 shtetase të punësuara për përpunimin e drogës: Vihen në pranga shtetasit Lulë Martini, Arsilda Zymeri, Lula Koceku, Pashke Koçeku dhe Zamira Koceku.
Në banesën e Ramazan Meaj dhe ambientet përreth u gjetën:
12 kg e 670 g kanabis në përpunim,
4.5 kg material shpërthyes artizanal,
municion luftarak,
1 automjet,
4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara,
7 celularë,
700 euro cash.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)
