Zjarr i përmasave të mëdha në Fier

Nga Çaku Tafa
13 Korrik 2024, 14:50 | Kronikë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në një stan bagëtish në fshatin Mbrostar-Ura në Fier ku janë shkrumbuar me qindra kubikë bari, që shërbejnë si ushqim për bagëtitë dhe një mjet bujqësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 automjete zjarrfikës, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit, por është shumë e vështirë pasi ka materiale lehtësisht të djegshme.

Nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërkohë që ka mbërritur dhe policia për të zbardhur shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos