Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë në kallamishtet e liqenit në zonën e njohur si "Gur i Kuq". A2 CNN mëson se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Më shumë sesa djegia e bimësisë, dëmi shkakton problem për faunën e egër të liqenit, pasi vende të tilla janë fole për guzat, rosat etj. të cilat në periudha të ndryshme mbarështojmë vezët.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe falë punës së tyre u bë izolimi dhe shuarja e flakëve, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe më shumë.
(A2 Televizion)