Kanosi dhe përndoqi 41-vjeçaren në Kukës, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
22 Mars 2025, 13:33 | Kronikë

Kanosi dhe përndoqi 41-vjeçaren në Kukës, arrestohet

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kukësit, pasi ishte në kërkim për veprat penale "Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës". Ai i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje  41-vjeçare dhe  i ka thyer xhamin e automjetit të  saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Kukës, bënë kapjen  dhe ndalimin e shtetasit A.H.,39-vjeç banues fshatin Shtiqen, i shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës". Ky shtetas i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje  41-vjeçare dhe  i ka thyer xhamin e  automjetit të saj”.

Ndërkohë në një tjetër rast, Policia e Kukësit ka nisur procedimin penal për 32-vjeçarin i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët  për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.R., 32-vjeç,  pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasi D.M., 62-vjeç banues në Llugaj-Tropojë,  pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit ky automjet  rezulton i vjedhur me 12.02.2021,në  Mbretërinë e Bashkuar. Automjeti u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i automjetit  shtetasi D.M u procedua në gjendje të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos