Zjarr në banesë, lëndohen nënë e bir në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 19:34 | Kronikë

Zjarr në banesë, lëndohen nënë e bir në Fushë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një banesë në Fushë Krujë. Për pasojë janë lënduar dy persona. Policia njofton se shkak i zjarrit ka një defekt në bombulën e gazit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2024, në lagjen "Punëtori", në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos