Zjarr në Lushnjë, shkrumbohet tërësisht banesa

Nga Çaku Tafa
22 Janar 2025, 17:48 | Kronikë

Zjarr në Lushnjë, shkrumbohet tërësisht banesa

Zjarr në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjes. Zjarri i rënë ka djegur gjithçka në banesën njëkatëshe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll zjarrin. Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.

Nga zjarri i rënë është stakuar energjia elektrike në gjithë lagjen.

Sipas zjarrfikësve, zjarri mund të ketë rënë si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike apo edhe zjarrit të oxhakut që kishte në banesë për ngrohje.

Efektivët e Policisë së Shtetit u vunë në ndihmë të zjarrfikësve, ashtu si edhe disa banorë të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos