Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Qerret të Elbasanit mbrëmjen e së dielës.
Policia bën të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 20:15, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 20:15, në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Xh. I..
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia. (A2 Televizion)