Një ambient në plazhin e Radhimës, që shërben gjatë sezonit veror për bar, ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme.
Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për te shuar flakët, të cilat kanë djegur pjesën e verandës që shërbente në sezonin veror për pushuesit.
Sipas policisë dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)