Një zjarr ka rënë në një magazine në hyrje të Shkodrës. Gazetari i A2 CNN raporton se flakët kanë përfshirë një banesë që shërben si magazinë në lagjen "Daniel Matlia. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
"Rreth orës 10:20, në lagjen "Daniel Matlia", ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton Policia.
Kujtojmë se në qershor të këtij viti një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, si pasojë e të cilit u dëmtuan disa banesa, u evakuuan banorët e rrezikuar si dhe u shkaktuan dëme të shumta materiale.
(A2 Televizion)