Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Babrru

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 09:32 | Kronikë

Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Babrru

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm qendrën e azilkërkuesve në Babrru. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ra rreth orës 08:40. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka evakuuar në kohë personat brenda qendrës dhe nuk ka të lënduar. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë nga dushi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru. 

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e  saktë të shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos