Zjarr pranë ambienteve të Drejtorisë Arsimore të Fierit

Nga Çaku Tafa
28 Korrik 2026, 21:10 | Kronikë

Zjarr pranë ambienteve të Drejtorisë Arsimore të Fierit

Mbrëmjen e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në ambientet e jashtme të Drejtorisë Arsimore të Fierit, duke shkaktuar alarm.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve brenda një kohe të shkurtër.

Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore, zjarri ka rënë në pjesën e jashtme dhe nuk ka pasur lidhje me godinën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, flakët u vunë shpejt nën kontroll, duke mos shkaktuar dëmtime në ambientet e brendshme të godinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos