Goditet me plumb gome deputeti i PD, reagon Bardhi: Kjo është shpallje lufte! Do të përgjigjeni!

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 14:55 | Aktualitet

Goditet me plumb gome deputeti i PD, reagon Bardhi: Kjo është shpallje

Deputeti i PD Kliti Hoti ka mbetur i plagosur gjatë protestës së zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se deputeti është goditur me plumb gome gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ai ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa më pas është transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar ngjarjen si shpallje lufte dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore.

“Kjo është shpallje lufte! Do të përgjigjeni! Goditja ndaj një deputeti, në krye të detyrës, me plumb në trup, është një krim që do të marrë përgjigje ligjore dhe personale”, shkruan Bardhi në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar me një video nga vendngjarja. (A2 Televizion)

Goditet me plumb gome deputeti i PD, reagon Bardhi: Kjo është shpallje
 

A2 CNN Livestream

Latest Videos