Lëndohet një protestues gjatë tubimit, qytetarët pretendojnë se u godit me plumb gome

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 14:48 | Aktualitet

Lëndohet një protestues gjatë tubimit, qytetarët

Një protestues është lënduar gjatë protestës para Kryeministrisë, duke u rrëzuar përtokë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar dëmtime në pjesën e shpinës.

Fillimisht, në ndihmë të tij kanë shkuar grupet e ndihmës së parë të pranishme në protestë, ndërsa më pas ka mbërritur edhe ambulanca për ta transportuar drejt spitalit.

Ndërkohë, protestues të tjerë pretendojnë se ai është goditur me plumb gome, por ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Protesta e kësaj të diele shënon ditën e 183-të të saj dhe zhvillohet në një ditë kur vendi feston 82-vjetorin e Çlirimit.

Tubimi nisi me marshimin drejt Kryeministrisë, por më pas u shoqërua me tensione, hedhje molotovësh, fishekzjarrësh dhe gurësh në drejtim të policisë, e cila ndërhyri me autobotë uji dhe spraj me piper. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos