Zjarrfikësit ndërhyjnë nga ballkoni, e moshuara mbeti e bllokuar në banesë

Nga Çaku Tafa
22 Prill 2024, 20:03 | Kronikë

Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë pasditen e së hënës në lagjen “Apolonia”, ku një e moshuar kishte mbetur e bllokuar në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme në katin e pestë të një pallati dhe vuan nga probleme shëndetësore.

Pasi ka parë që dera nuk hapet, e moshuara ka thërritur për ndihmë. Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur hapjen e derës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos