Zjarri në banesën në Maliq, ndërron jetë nëna e 2 fëmijëve

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 14:17 | Kronikë

Zjarri në banesën në Maliq, ndërron jetë nëna e 2

Ka ndërruar jetë nëna e 2 fëmijëve, e cila mbeti e dëmtuar nga zjarri që ra në banesën ku ata jetonin në Maliq.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ajo ndërroi jetë, teksa po transportohej drejt Spitalit të Korçës.

Të dëmtuar nga flakët kanë mbetur gjithashtu edhe dë fëmijët e saj, teksa ishin në tentativë për shuarjen e zjarrit.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale, ndërsa vijon puna për shuarjen totale të flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Maliq / Informacion paraprak-Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos