80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, dokumentet dhe aktet duhet të kenë logon kombëtare

Nga Luela Myftari
29 Prill 2024, 16:39 | Kulturë
 

Në këtë vit jubilar të Çlirimit të Shqipërisë, 80 vjetori sjell edhe ndryshim në dokumentet administrative. në një dalje publike drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido tregon se si ndryshojnë aktet zyrtare që dalin nga institucionet.

“80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si një vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave. Logoja e 80-vjetorit është miratuar nga komisioni shtetëror përkatës pas një konkursi të hapur të zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit. Dokumentet që do të përcillen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të duken kështu. Ky imazh do të duhet t’i shoqërojë dokumentet administrative deri në fund të vitit 2024."

Po kush e realizoi logon kombëtare?

Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes 64 aplikantëve. Ajo tregon se si u frymëzua për këtë logo dhe detajet e realizimit të saj.

Arkitektja e re është shpërblyer për këtë logo me 300 mijë lekë me vendim të komisionit shtetëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos