Vlora Foto Festival, ekspozita që u shndërrua në një konkurs fotografik

Nga Luela Myftari
22 Korrik 2024, 16:48 | Kulturë

Edicioni i parë i Vlora Foto Festival, pas një rrugëtimi disa mujor, ka mbërritur në natën e saj finale, atë të fituesve. Njoftimi ONLINE ka mjaftuar që të apasionuarit nga vendi dhe Evropa të bëhen pjesë e konkursit. 

Vitin e shkuar kjo iniciativë lindi si një rrugëtim artistik me fotografi të qytetit. Por, interesi i madh i ka shtyrë kuratorët e artistët e imazhit ta shndërrojnë atë në një konkurs që për një javë edhe të sjelli një festival për qytetin e Vlorës.

Pranë qendrës historike është zhvilluar nata e çmimeve me pjesëmarrjen e protagonistëve të një konkursi fotografik që përherë të parë merr jetë në qytetin e Pavarësisë dhe të pushimeve në verë.

Artisti që shquhet në fushën e kompozicionit, Aulon Naci, ka fituar çmimin e parë në këtë konkurs. Zëvendësministrja e Turizmit, Vilma Bello, ka përgëzuar të rinjtë pjesëmarrës që i japin kështu zë qytetit të Vlorës dhe bukurisë së tij.

Ndërkohë, punimet në fotografi janë tashmë pranë qendrës historike, ku çdokush mund t’i shohë dhe të shijojë bukuritë e Vlorës në magjinë fotografike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos