Të rinjtë që të guxojn ëdhe të trokasin nëpër dyer pa pushim sepse ato hapën nëse ke vullnet dhe talent padyshim. Kjo ka qenë fjali që motivonte të rinjtë mbrëmjen e shkuar në një diskutim të hapur mbi skenën teatrale në vend.
Përtej vështirësive, dekani i fakultetit të arteve Milto Kutali iu kthye përvojës personale, ndonëse shumëçka ka ndryshuar nga skena teatrale ato kohë.
Altin Basha, ktheu në kujtesë sfidat e tij në nisje të karrierës.
“Unë e kam kaluar shumicën e karrierës në iniciativa të pavarur. Jam drejtor prej një viti e gjysëm por 20 vjet karrierë i kam nëpër bodrume e oborre, holle te teatrit kombëtar dhe jemi përpjekur shumë . Ka qënë e vështirë rruga jonë. Teatri ishte derë e mbyllur, nuk ishte teatri eksperimental, mungonin të gjitha këto mundësi që janë sot. Nuk egzistonte mbeshtetja e Ministrise së Kulturës, megjithatë ndërtuam me këmbëngulje inisiativat tona. Më bën përshtypje mungesa e vendosmërise tek të rinjtë të cilët presin nga institucionet.. ndërkohë që pavarësia nga institucionet shtetërore është rruga e duhur. Te rinjtë duhet ta sfidojnë brezin e vjetër dhe atë të mesëm apo edhe të sotmin. Trokisni nëpër dyer ato duhen shqyer jo thjeshtë trokitur. Askush nuk mund të presë që rruga të jetë e lehtë, kërkon shumë sakrificë. Nuk mund te presim çdo gje nga sistemi sepse sistemi leviz shume ngadalë. Një këshillë kam për ju të rinjtë: Jo çdo gjë ndodh në kryeqytet kërkojeni edhe në periferi artin.. mund të zhvillohen ide artistike shume të mira dhe kjo është këshilla për të rinjtë...”.
Aktorja dhe producentja e festivalit MEDIUMS, që organizoi këtë panel, iu tha të rinjve se duhet të guxojnë por kryesisht të mësojnë edhe të dështojnë.
Pas bisedës aktorët profesionstë dhe të rinjtë të shumtë të pranishëm, ndoqën shfaqjen "Heshtja", pjesë e festivalit MEDIUMS, që Ema Andrea e sjell si një formë për të komunikuar për teatrin dhe përmes teatrit. (A2 Televizion)