Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit kanë zgjedhur që festën ta nisin në aeroportin e Tiranës, aty ku vijnë dhe ikin të gjithë shqiptarët që ndonëse largohen nga vendi i shqiponjave, festojnë sot për Shqipërinë kudo ku janë.
Aty ku nisin fluturimet e kanë nisur festën edhe artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, që në fakt festojnë edhe 70 vite jetë artistike në vend.
Gjatë mbrëmjes së 28 nëntorit koncerti festiv në Sheshin Skënderbej do të bëjë bashkë po ashtu edhe artistë, instrumentistë të këtij institucioni, nën ritmet Folk Fest. Peshën më të madhe në këto festime do ta mbajë ansambli i këngëve dhe valleve popullore. (A2 Televizion)