Enciklopedia shqiptare, mblidhen grupet e punës në Akademinë e Shkencave

Nga Luela Myftari
3 Qershor 2024, 16:20 | Kulturë

Pas një viti, që kreu i Akademisë së Shkencave lajmëroi nisjen e punës për enciklopedinë shqiptare, studiuesit nga Prishtina e Tirana, kanë nisur takimet e përbashkëta.

Deri më tani është konkluduar se si do të punohet për këtë projekt madhor ku bëhen bashkë të dyja akademitë.

Përtej bashkëpunimit me të dyja akademitë e shqiptarëve, është kërkuar që dy akademitë të përgatisin dhe të nënshkruajnë kontrata shërbimi me institucionet e specializuara që ruajnë dhe shërbejnë të dhëna të nevojshme si shërbimi meteorologjik, INSTAT apo Arkivat Shtetërorë, të dhënat e të cilave do të ndihmonin në hartimin e enciklopedisë.

Gjatë këtij takimi është kërkuar që njësitë enciklopedike duhet të përmbajnë edhe burimin dhe historinë e fjalës, trajtimin albanologjik të përmbajtjes. Por, po aq edhe se përgatitja e "Enciklopedisë" ka nevojë dhe për mbështetjen me art grafik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos