Diana Çuli, Virgjil Muçi, Bashkim Hoxha, Ardian Vehbiu, Besnik Mustafaj dhe Preç Zogaj janë autorët shqiptarë që do të takojnë lexuesin e huaj falë parave që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i ka lënë mënjanë për përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhë të huaj.
Nga 11 vepra konkurruese që aplikuan për të përfituar nga fondi, gjashtë prej tyre janë fituese, shkruan A2.
Nga gjashtë fitues, tre prej tyre përkthehen në greqisht. “Engjëj të armatosur” i Diana Çulit, “Sende që nxirrte deti” nga Ardian Vehbiu dhe poemat e zgjedhura të Preç Zogajt do të përkthehen në greqisht.
“Piramida e shpirtrave” i Virgjil Muçit do të përkthehet në serbisht, “Kronikat e mjegullës” nga Bashkim Hoxha në gjermanisht dhe “Midis krimeve dhe mirazheve” nga Besnik Mustafaj do të përkthehet në arabisht.
Juria që ka vendosur për fituesit e këtij fondi, përkthimi në gjuhë të huaj u kryesua nga përkthyesja Maklena Nika, që ka lidhje të veçanta me letërsinë greke dhe nga anëtarët Ben Andoni dhe Erion Kristo. (A2 Televizion)