Fëmijët për fëmijët, mesazhi i shfaqjes teatrale “Sonte nuk jam vetëm”

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
19 Maj 2025, 15:21 | Kulturë

Kultivimi i ndjeshmërisë dhe solidaritetit nëpërmjet artit, kanë qenë qëllimet kryesore të së parës shfaqje teatrale për fëmijë, e interpretuar nga vetë fëmijët e moshave nga 7-9 vjeç.

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”.

Përveç mesazheve, aktiviteti u vjen në ndihmë financiare dhe solidaritet edhe të fëmijëve të diagnostikuar me talasemi.

Nëpërmjet kësaj shfaqjeje, qyteti i Durrësit dëshmon një hap të rëndësishëm drejt kultivimit të ndjeshmërisë sociale që në moshë të hershme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos