Harrohet poeti desident, Havzi Nela. Bashkëshortja: Duhet të jetë ditë përkujtimore, s'ka ende drejtësi

Nga A2 CNN
10 Gusht 2024, 17:14 | Kulturë

Shënohen sot 36 vite nga i ekzekutimi i poetit dhe mësuesit Havzi Nela nga regjimi komunist. Havzi Nela u burgos 21 vjet dhe në fund u dënua me vdekje, sepse fliste hapur kundër regjimit diktatorial.

Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”.

Edhe pse kanë kaluar 36 vjet nga varja e poetit desident, bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, i ka ende të hapura plagët e humbjes tragjike. Sot ajo ishte e vetme në sheshin në qendër të Kukësit, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të tij.

Ajo kërkon që kjo dite, 10 gushti të shpallet ditë përkujtimore në nder të poetit Havzi Nela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos