Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, vdes aktorja e njohur

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 13:59 | Kulturë

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku aktorja e njohur amerikane, Lynn Marta, ka ndërruar jetën në moshën 78-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Lajmi për vdekjen e aktores u bë i ditur nga miku i saj, Chris Saint-Hilaire, i cili tha në një deklaratë për mediat amerikane tha se se Marta vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku zbuloi edhe shkakun e vdekjes.

Po kush ishte Lyn Marta?

E lindur në Somerville, New Jersey, debutimi i parë i së ndjerës në aktrim ishte në një episod të sitcom "Gidget" në vitin 1966. Më pas, ajo u shfaq në 18 episode të sitcom "Love, American Style".

Aktorja luajti përballë Robert Duvall dhe Clint Eastwood në "Joe Kidd" të vitit 1972 dhe përballë Kevin Bacon në "Footloose" të vitit 1984.

Paraqitja e saj e fundit televizive ishte në një episod të “American Dreams” në 2004. Ajo ishte e martuar me Brick Houston nga viti 1968 deri në 1975. Aktorja pati dhjetëra role të tjera në filma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos