Kush janë më të mirët e letërsisë në shqip? Panairi i Kosovës liston fituesit

Nga Luela Myftari
20 Qershor 2026, 20:29 | Kulturë

Kush janë më të mirët e letërsisë në shqip?

Sot janë ndarë dhe çmimet speciale të Panairit të Librit "Prishtina 2026". 

Fituesi i çmimit “për prozë” është Andreas Dushi me romanin e tij të dalë së fundmi me titull “Droja”. Në letërsinë për fëmijë kemi fituese Valbona Banka, me “Arratisje pa plan”.

Vlerësimet e jurisë si vijon:

1. Letërsi për fëmijë: Valbona Banka, “Arratisje pa plan” (Botimet Dita).

2. Poezi: Naime Beqiraj, “Mos i kallxo harrimit” (Botime Koliqi).

3. Përkthim: Albana Nexhipi Lekaj, për përkthimin e romanit “Bija italiane” të Soraya Lane (Dituria).

4. Prozë: Andreas Dushi, “Droja” (Onufri).

5. Prozë: Gazmend Krasniqi, “Si shkruhet një roman dashurie” (Albas).

6. Studime, kritikë dhe ese: Ben Andoni, “Shqipëria prej letrave” (Papirus).

7. Çmim special – Autori shqiptar i Panairit të Librit 2026: Ben Blushi, “Jam mysliman” (Onufri).

8. Çmim special – Autori më i mirë i huaj i Panairit të Librit 2026: Francesco Rapazzini, “Një verë veneciane” (Buzuku)

9 - Çmim special - Per vepër jetësore: Nazmi Rrahmani, kryetar i parë i SHBK-së dhe botues i ShB “Faik Konica”

Juria:

Behar Gjoka, kryetar

Alketa Gashi, anëtare

Gani Bytyqi, anëtar

Majlinda Nana Rama, anëtare

Marigona Krasniqi, anëtare

Kush janë më të mirët e letërsisë në shqip?

Kush janë më të mirët e letërsisë në shqip?

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos