
Mes zërave që jehojnë për drejtësi dhe siguri, Wheel Club Tirana, një nga organizatat më të mëdha të grave në botë feston 10 vjetorin e një rrugëtimi të ndërtuar mbi miqësinë, solidaritetin dhe shërbimin ndaj komunitetit, sidomos të zërit femëror.
115,000 anëtare në më shumë se 100 vende dhe rreth 4,200 klube aktive, Inner Wheel Club ka ngritur zërin edhe në Tiranë, për të drejtat e grave dhe vajzave, por më së shumti për sigurinë e tyre.
Ideja për krijimin e klubit lindi në dhjetor 2015, ndërsa më 16 shkurt 2016 mbërriti certifikata zyrtare nga International Inner Wheel, datë që shënon edhe themelimin zyrtar të klubit. Në këtë përvjetor jubilar Inner Wheel Club Tirana, mirëpriti në Shqipëri presidenten Botërore të International Inner Wheel, znj.Kay Morland, përfaqësuese nga klubet Inner Wheel të Italisë dhe Graz, Austri, përfaqësues të Rotary, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe qendrave metë cilat ka bashkëpunuar ndër vite.
Misioni i Inner Club Tirana mbetet promovimi i miqësisë, vullnetarizmit dhe përkushtimit ndaj komunitetit, me fokus të veçantë mbështetjen për gratë, fëmijët dhe grupet në nevojë. (A2 Televizion)