Ndonëse me dy librari më pak këtë verë, ata që e duan librin e gjejnë oazin e letërsisë. Shkrimtari Çlirim Hoxha dhe njëkohësisht administratori i një prej librarive kryesore të qytetit të Vlorës thotë se lexuesit janë të prirur drejt letërsisë së huaj.
Autorët më të preferuar mbeten klasikët Dostojevski e Tolstoi, por edhe emra më komercialë si Paulina Simons apo Alena Amanda.
Fëmijët e vegjël preferojnë më tepër libra të cilët janë me figura, ndërsa kur nisin të lexojnë, zhanri më i preferuar është përralla, ku autori i preferuar mbetet Zhyl Vern.
Ndonëse më pak e zgjedhur letërsia shqipe, tre shkrimtarët shqiptarë më të shitura ktualisht në librarinë e tij janë Ismail Kadare, Fatos Kongoli dhe Diana Çuli.
Pavarësisht konkurrencës jo të drejtë që vitet e fundit teknologjia po i bën librit, pavarësisht se sot gjatë pushime mbajmë më shumë celularin se librin, shumë prej besnikëve nuk kanë hequr dorë nga leximi. (A2 Televizion)