MIK Festival, Inva Mula në mision dhe jo vetëm, përmes muzikës klasike

Nga Luela Myftari
8 Korrik 2024, 16:55 | Kulturë

Nga muzika mesjetare në një kishë të Voskopojës, te ajo francezja në rrugicat e Korçës, nga operetat shqiptare te destinacionet e bukura që pushtohen nga muzika, kështu premton të mbërrijë sërish MIK Festival.

Por, risia më e bukur e këtij edicioni është opereta AGIMI, krijuar 70 vjet më parë në përvjetorin e 10-të të çlirimit të vendit. Ideja është e Inva Mulës, por shpluhurosja i takon brezit të ri të artistëve.

Suzana Turku vijon të jetë në krah të artistes edhe në këtë edicion të shtatë. Gjithnjë me të rinjtë, si të dëshmonte sërish se misioni i saj me studentët, me të rinjtë, me hapësirat artistike që I gjen për të sprovuar veten është sërish aty, në Mik Festival.

Artistja mbështet përmes muzikës, edhe turizmin, përmes koncerteve edhe të rinjtë, por përmes punës edhe vajzat. Ndaj për këtë vetëm pak ditë para se të nisë MIK Festival ajo është vlerësuar edhe me një çmim e shumë duartrokitje.

Mik Festival këtë vit do të jehojnë për 5 ditë në Korçë, Voskopojë, Rehovë për t’u takuar sërish me muzikë të mirë, nga ajo mesjetarja e deri te rikonceptimet që vijnë përmes të rinjve. I gjithë misioni i Inva Mulës, vjen sërish falas edhe këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos