Tradita vazhdon! Nis festivali i muzikës së dhomës në Durrës

Nga Elitjona Doko
3 Korrik 2024, 23:52 | Kulturë

Mbrëmjen e sotme ka hapur siparin Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, që zhvillohet në qytetin e Durrësit që prej vitit 2006. Një projekt origjinal që synon të zhvillojë më tej ofertën turistike të qytetit bregdetar, me evente prestigjioze të vendosura në mjedisin magjepsës që ofron historia dhe lashtësia e këtij qyteti.

Festivali i planifikuar si gjithmonë për muajin Korrik, synon t’i dhurojë publikut të tij mbrëmje të jashtëzakonshme emocionesh unike, të papërsëritshme gjetkë, ku sharmi i vendeve të përzgjedhura, të bashkohet me muzikën dhe performancat e artistëve, në ngrohtësinë e mbrëmjeve të verës, gjithmonë me profilin e detit në horizont.

Ky Festival është kthyer në një takim konstant në Kalendarin Kulturor të Verës së Durrësit, duke afruar një numër gjithnjë e më të madh entuziastësh, të tërhequr jo vetëm nga emrat e artistëve të njohur ndërkombëtarisht, por edhe mbi të gjitha, nga magjia që sjellin këto vende dhe site ,që padiskutim rrezatojnë në ritmin e muzikës !Koncertet e këtij edicioni po zhvillohen në Katedralen “Shën Luçia” Durrës nga data 03 deri me 25 korrik 2024.

Edicioni i këtij viti i Durrës Chamber Fest 2024, nën drejtimin artistik të, Nevila Kalaja Herczegh, violiniste dhe Profesore e violinës në Universitetin e Arteve Tiranë.

Ai synon vazhdimësinë jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve te muzikës të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj, por edhe me dëshirën e madhe dhe vullnetin konkret për t’u ballafaquar me këto realitete kulturore me anë të bashkëpunimit dhe shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë dhe të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos