Ministri në detyrë i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi se është miratuar metodologjia dhe tarifat e shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja thekson se ky vendim është një hap i rëndësishëm për garantimin e shpërblimit të drejtë dhe të arsyeshëm për autorët, krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave.
Gjithashtu, shprehet Gonxhja, “ky vendim garanton respektimin e kornizës ligjore kombëtare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të përballueshëm për të gjithë përdoruesit e veprave”. (A2 Televizion)