Henri Kissinger, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe më pas, për njëzet vjet, dha leksione për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit.
Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe më pas Sekretar i Shtetit në kohën e Richard Nixon-it dhe Gerald Ford-it, ai ishte një nga mendjet më të ndritura që ka këshilluar mbi politikën e jashtme edhe shumë presidentë të tjerë amerikanë.
Kissinger u nda nga jeta në moshën 100-vjeçare, por pas la vepra të cilat botohen dhe përkthehen në të gjitha gjuhët e botës. Një prej veprave të tij mbi lidershipin vjen edhe në shqip, me parathënien e kryeministrit Rama.
“Libri i Henry Kissinger edhe në shqip sjell gjashtë rrëfime mbi gjashtë udhëheqës botërorë, me të cilët vetë Henry Kissinger ka punuar apo ka studiuar diplomacinë”, tha Edi Rama, shkruan A2 CNN.
Në vitin 1973, Henri Kissinger u nderua me Çmimin Nobel, për kontributin e tij disavjeçar në ndërtimin e dialogut edhe me ata që i konsideronte të ndryshëm, por në emër të së mirës së përbashkët. (A2 Televizion)