“Miss & Mister Shijaku” mbledh të rinjtë në edicionin e 7-të, fituesit do të përfaqësojnë qytetin në Peshkopi

Nga Elitjona Doko
10 Maj 2026, 11:22 | Kulturë

“Miss & Mister Shijaku” mbledh të rinjtë në

Në një qytet të vogël si Shijaku, ku mundësitë për aktivitete rinore nuk janë të shumta, organizimi i një eventi si “Miss & Mister Shijaku” është kthyer në një traditë që mbledh bashkë të rinjtë dhe komunitetin. Edicioni i shtatë i këtij aktiviteti solli në skenë 40 konkurrentë, në një mbrëmje ku nuk munguan emocionet, muzika dhe dëshira e të rinjve për t’u përfshirë dhe për të treguar veten.

Me mbështetjen e Bashkisë së Shijak, eventi u zhvillua si një hapësirë ku të rinjtë patën mundësinë të fitojnë eksperiencë, vetëbesim dhe të promovojnë talentin e tyre përpara publikut. Në përfundim të spektaklit, fitues u shpallën 17-vjeçarja Sara Baçova dhe 18-vjeçari Ergys Kadiqi, të cilët do të përfaqësojnë qytetin në eventin kombëtar “Miss & Mister Turizmi” në Peshkopi.

Nën kujdesin e producentes Myzejen Konduri dhe stafit organizator, eventi synoi jo vetëm spektaklin, por edhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete kulturore dhe artistike, në një zonë ku iniciativa të tilla mbeten të rëndësishme për jetën sociale të komunitetit.

Përtej konkurrimit, organizatorët thonë se qëllimi kryesor mbetet krijimi i mundësive për të rinjtë, duke i nxitur ata të besojnë te aftësitë e tyre dhe të jenë më aktivë në jetën artistike dhe kulturore të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos