Kanë zgjedhur lulet si gjenezën e jetës për të cilën të duhet të kujdesemi. Në mendime të ndryshme artistike misioni i kësaj ekspozite është që të rrëfejë e të ndryshojë perceptimin për natyrën, ambientin në të cilin jetojmë e për hapësira te përbashkëta.
“Ashtu sikurse ekspozita bën bahskë artistë shqiptarë dhe austriakë, kështu mbërrin si një dialog artistik edhe kurimi i këtij eventi.”, thotë Endri Dani kurator.
“Kjo ekspozitë i kushtohet luleve. Fatmirësisht jemi ende të rrethuar prej tyre edhe pse ndonjëherë, lulet duhet të udhëtojnë gjysmën e planetit tonë për të qenë me ne, duke u pjalmuar nga pajisjet elektronike dhe duke vuajtur shumë nga sjellja jonë.”, tha Markus Waitschacher (Vaitshaher) Kurator.
Vepra të Lumturi Blloshmit artistes që na mungon, përballë ideve Abi Shehut shfaqen përkrah artistëve austriakë, duke bashkuar breza, qasje e mediume artistike që tregojnë jo pak edhe për politikën, pushtetin dhe qasjen e vendimmarrjes dhe parasë te ekosistemi.
Ekspozita me vizatime, piktura, skulptura dhe video çelet në kuadër të nismës austriake “të imagjinosh dinjitetin”, e cila synon përmes artit të ndryshojë perceptimet, qasjet kundrejt natyrës, ambientit dhe ekosistemit. (A2 Televizion)