Pluhurosja e një pasurie, Misha kërkon një bibliotekë të re, kutitë e bananeve prekin tavanin

Nga Luela Myftari
24 Shkurt 2024, 14:30 | Kulturë

Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare edhe para tërmetit vuante një fat të lig. Fillimisht, ra një zjarr, pastaj pati një përmbytje.

U thanë librat me faqe hapur nga dielli, por tronditi tërmeti. Thanëse përkohësisht Biblioteka Kombëtare nuk do të huazonte libra. Por, sot përkohësisht nënkuptojnë disa vite.

Më shumë se pesë vite kanë kaluar.

Ditën e parë që mori detyrën, drejtori aktual Piro Misha deklaroi se e para gjë që do të bënte ishte të ndërronte derën e Bibliotekës, që ishte e stilit komunist.

“Ende sot dera është e njëjta.”

Piro Misha e kishte plagën edhe më tej.

Parket i shqyer, diku i hapur nga lagështira, skedarë që mezi hapen kur kërkon të vësh dorë, rrugica të bllokuara nga kuti bananesh dhe zyra të mbushura me plumb gazetash.

Hapësirat e leximit dikur, janë bllokuar me 3000 e kusur tituj të rinj që vijojnë të vijnë çdo muaj në këtë bibliotekë, që s’di më se ku t’i sistemojë.

Shumica e kutive kanë shënimin “teprica”.

Brenda këtyre skedarëve janë shënuar titujt e  një pasurie të madhe që zotëron biblioteka jonë, e në këtë intervistë, Piro Misha, një njeri që ka jetuar plot dashuri për librin bën pikërisht këtë thirrje, një thirrje për ta ruajtur si thesar këtë pasuri të bibliotekës, këtë pasuri të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos