Ditët e Kujtesës, e shkuara komuniste kur dëshmitarët të mos jenë më

Nga Luela Myftari
21 Shkurt 2024, 22:43 | Kulturë

Ditët e Kujtesës, e shkuara komuniste kur dëshmitarët

Ruajta e historisë në vendet ku sistemet totalitare shkatërronin shumëçka është e vështirë. Edhe më e vështirë fillon të bëhet kur dëshmitarët largohen një nga një. Edhe më e vështirë, kur hapja e dosjeve ku rri peng e shkuara është pluhurosur sirtarëve për 1001 arsye.

Ditët e kujtesës kanë nisur me këtë rrëfim të artistit Lekë Tasi që nuk lodhet me thirrjen e tij publike për të zbardhur e dënuar sa më shumë përndjekjet e atij sistemi. Thirrjes së tij i janë bashkuar edhe shumë diplomatë të cilët kanë kritikat e tyre për qasjen e shqiptarëve ndaj të shkuarës.

Procesi fatkeqësisht ka qenë i mangët dhe herë pas here i shmangur. Vetëm çështje të selektuara nga e shkuara komuniste janë trajtuar. Shumë të tjera kanë mbetur të paadresuara. Tema siç janë drejtësia, dëmshpërblimi dhe ndëshkimi.

Puna e historianëve e artistëve, e dëshmitarëve okularë të ngjarjeve që kanë ndodhur në të shkuarën është një punë shumë e rëndësishme. Është bukur kur kjo rrëfehet përmes të rinjve dhe kulturës, por kjo është një detyrë e një thirrje jo vetëm për historianët, por edhe për politikën.

Jonila Godole që prej 9 vitesh ka këtë mision, tregon se këtë fund shkurti eventet do të flasin edhe për një shqetësim tjetër, si do të ruajmë historinë kur dëshmitarët të mos i kemi më.

Ditët e kujtesës nis për çdo vit më datë 20 shkurt, kur edhe simbolikisht bashkë me rrëzimin e statujës së diktatorit Hoxha, shqiptarët ëndërruan për një vend më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos