Nis protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 16:52 | Shqipëria

Nis protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur protestën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Ata janë drejtuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në deklarime për gazetarin e A2 CNN, Artin Hallili, kanë theksuar se kërkesa e tyre kryesore mbetet zhvillimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe përdorimi i gjuhës shqipe në çdo institucion shtetëror.

Protesta po zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët  të gjithë një zë”, shkruan A2CNN. 

Në protestë janë bashkuar edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria, në mbështetje të kërkesave të tyre për të drejtat gjuhësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos