“31 kryetarë bashkie i keni në SPAK”, debat mes zyrtarit socialist dhe Krasniqit: Ne po bëjmë shtet

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 10:50 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e emisionit "Off the Record" nga Andrea Danglli, në A2CNN, i kujtoi zyrtarit socialist Alfred Muharremi se “31 kryetarë bashkie i keni në SPAK”, kur Muharremi tha se “PS-ja po bën shtet”.

“Nëse kanë shpërdoruar detyrën, le të mbajnë përgjegjësi. Reformën në Drejtësi e kemi bërë ne. Ne nuk kemi merak me drejtësinë, por vetëm me qytetarin”, tha më tej Muharremi.

Sipas Krasniqit, “merita kryesore e qeverive është koncepti i turizmit në Shqipëri”.

“Nga Vermoshi deri në Konispol ka turistë të huaj. Deri dje paguanim artikuj në Perëndim për të thënë që nuk jemi kriminelë, sot na shohin dhe thonë që jemi vend normal, pavarësisht korrupsionit. Ky lloj normaliteti në imazhin perëndimor është investim shumë i madh dhe na ka bërë edhe neve më proeuropian. Vazhdojmë ta kemi ish-zv/kryeministrin në kërkim ndërkombëtar, jemi i vetmi vend në Europë që e kemi. Ka ikur dhe një ministër hungarez në Poloni dhe janë gati për ta dorëzuar”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos