Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuar në Shqipëri, Qeveria miraton autorizimin për KAYO-n

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 10:27 | Politikë

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuar në Shqipëri,

Qeveria ka miratuar autorizimin për shoqërinë KAYO për të lidhur marrëveshje me dy kompani për ndërtimin e mjeteve lundruese dhe dronëve luftarakë në Shqipëri.

“Po krijohet shtrati pas kaq kohësh për ndërtimin e mjeteve lundruese në Shqipëri”, tha në një konferencë për mediat ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, përcjell A2 CNN.

KAYO është autorizuar të negociojë dhe të lidhë kontrata me dy shoqëri, që sipas ministrit do të jenë italiane. “Marrëveshja ende e pa përfunduar. Kjo do të jetë një nxitje për industrinë ushtarake, për vendet e punës”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos