Rrëzohen kërkesat e opozitës, PS miraton ligjin për portet dhe parandalimin e pastrimit të parave

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 22:40 | Politikë

Me vetëm votat e mazhorancës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një shtesë në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, raporton A2CNN. 

Pavarësisht kundërshtive nga opozita dhe akuzave për klientelizëm, 76 deputetë socialiste ngritën kartonët jeshil, duke miratuar ligjin. Po me 76 vota të mazhorancës u miratua edhe ligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Ndërkohë socialistët ngritën kartonët e kuq për dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar si dhe për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos