Monitorimi i aktiviteteve publike nuk po ndalon keqpërdorimin e aseteve publike në zgjedhjet elektorale. Partia Demokratike shpreh pakënaqësitë për mënyrën e monitorimit duke paralajmëruar kallëzime penale për zyrtarët e mazhorancës.
Që prej 11 janarit të këtij viti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka futur nën monitorim institucionet shtetërore. Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhore, Veprimtaritë e tyre publike nuk duhet të përfshihen me procesin elektoral të 11 majit çka ka bërë që pranë KQZ të regjistrohen rreth 3500 kërkesa për autorizim dhe nga ky numër vetëm 6 janë ndaluar.
Ky proces monitorimi për përfaqësuesin e PD-së pranë KQZ-së, Franci Nuri, nuk po jep rezultatin që pritej duke e konsideruar aktivitetin thjeshtë formal.
“Është thjeshtë një proces formal”, tha Nuri.
Në mungesë të akteve ndaluese nga KQZ, PD do t’i drejtohet organeve ligjzbatuese.
“Do të denoncojmë asfaltin elektoral në mes të Tiranës”, tha Franci Nuri.
Në mbledhjen e radhës KQZ vendosi gjithashtu heqjen e materialeve propagandistike të një zyra Elektorale të Partisë Socialiste pranë shkollës së baletit nën argumentin se ishte pranë qendrave të votimit. (A2 Televizion)