Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në një biznes fason në Durrës, ku është takuar me punonjësit e tij.
Gjatë fjalës para të pranishmëve, Berisha tha se nëse PD vjen në pushtet, qeveria e re do të favorizojë bizneset e çelura nga gratë, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, Berisha tha se PD propozon kredi të buta dhe një vit pa sigurime shoqërore për bizneset që do të nisin nga gratë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë shoh se këtu dominojnë gratë.
Absolutisht do ketë stimuj të veçantë për bizneset që dominohen nga gratë.
Do ketë lehtësira qoftë në sigurimet e tyre shoqërore, qoftë në trajnimin e tyre.
Sikundër për gratë që hapin biznese, se ne duam të barazojmë gjendjen financiare të burrave dhe rgave, dhe në këtë aspekt ne do favorizojmë bizneset e çelura nga gratë.
Do i favorizojmë me një vit pa sigurime shoqërore, do i favorizojmë me taksa, do i favorizojmë me linja të buta krediti.
Pra, ne do kemi një bankë zhvillimi, e cila në përparësitë e saj do ketë financimin me kredi të buta dhe grante të bizneseve të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë.
Kështu pra me 11 maj ne me votën tonë çelim një kohë tjetër për Shqipërinë Madhështore.
Çfarë është Shqipëria Madhështore? Shqipëria Madhështore është Shqipëria në të cilën njerëzit nuk vuajnë për kafshatën e gojës.
E ka thënë një burrë i madh se madhështia e një kombi dëshmohet se sa ai tregon interes për të mbështetur të vobektit e tij.
Prandaj ne do bëjmë që asnjë shqiptar të mos jetë më në mjerim brenda tre muajve të parë.
Brenda tre muajve të parë të qeverisjes sonë to vendosim minimumin jetik 200 euro.
Në këtë mënyrë, sipas përllogaritjeve, u bëhet e mundur që të blejnë ushqimet dhe ilaçet. Natyrisht që këta të gjithë do kenë taksën e konsumatorit, do të përfitojnë rikthimin e TVSH-së.
Kjo ishte paketa e dhembshurisë, shtylla e parë, se ne nuk mund të ecim duke injoruar 700 mijë, 800 mijë pensionistë.
Shiko se çfarë bëri ky zotëria në qeveri. Pati 8 miliardë buxhetin vjetor dhe ndau për pensionistët 16 milionë euro.
Absolutisht Gjermania për kafshët e shtëpisë, për qenin ose macen, paguan tre herë më shumë.
T’u japësh ti 700 mijë vetëve, 16 milionë euro ën vit, kjo është gjëja më e pashpirt. Në një kohë kur Albin Kurti në Kosovë, që ka gjysmën e numrit të pensionistëve dhe gjysmën e buxhetit të Shqipërisë, as 4 miliardë jo, ndau 100 milionë euro. Çdo pensionist mori 20 përqind më shumë.
Ne do bëjmë një ndarje të drejtë të buxhetit duke rritur pensionet, duke rritur rrogat, dhe u garantoj se mbeten përsëri për të ndërtuar rrugë, për të ndërtuar infrastrukturë mbeten edhe më shumë se sa në periudhën kur ne kemi qeverisur dhe kemi ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë.
Por këta i vjedhin, këta i zhdukin.
Ku është inceneratori i Tiranës? A mund ta merrni me mend ju, të merren nga taksat tuaja dhe të përdoren për të ndërtuar një incenerator, të harxhohen 130 milionë euro dhe të mos i gjenden gjurmët atij.
Belinda Balluku, Lubi Balluku se ashtu e meriton, ka pasur detyrën që ta mbikëqyrë ndërtimin çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin, ndërtimi nuk ndodhte.
Pse? Sepse ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama. Se unë nuk them se i merrte vetë, ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama dhe duhet të mbyllte gojën.
Ky është një shembull, unë mund të jap shembuj të tjerë ku rrugët ndërtohen me 10-fishin e çmimit.
Është një hotel këtu qëndërtohet, hoteli më i madh, në xham i tëri, 20-katësh. Doli punonjësja e tha se ky është i Lali Erit. Tani janë arrestuar 3-4 drejtorë, në një kohë kur të gjithë firmat janë ose të Maznikut ose të Veliajt sepse ata kanë qenë kryetarë të entit kontraktues.
Po pse nuk shkuan më tutje? Sepse po ato ditë, punonjës nga hoteli më informuan se aty është aksioner edhe Olsi Rama. Po po qe Olsi, është edhe Edi Rama.
Prandaj ajo dosje mbyllet, priten disa koka drejtorësh, por ata që kanë përfituar më shumë, japë sipër tyre dhe ata nuk akuzohen me asnjë presje.
Pra këtu do i gjejmë ne paratë për t’ua kthyer shqiptarëve në dyfishim pensionesh, në dyfishim rrogash. (A2 Televizion)